Sikundër ishte parashikuar, Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit, i mbledhur në Romë, ka rrëzuar çdo propozim të Ligës së Serie A në lidhje me rifillimin e kampionatit. Pra është hedhur poshtë hipoteza e klubeve për të mos u shpallur ekip kampion dhe të mos ketë rënie nga kategoria, gjithnjë nëse verdiktet nuk do ishin të arritura matematikisht me ende javë për t’u luajtur.

FIGC ka miratuar kështu linjat e propozuara nga presidenti Gabriele Gravina në rast të një mbylljeje përfundimtare të sezonit. Nëse do vijë kjo situatë do të merret për bazë algoritmi, që do të shërbejë për të vendosur ekipet që do të kualifikohen në Europë dhe rëniet nga kategoria.

Një play-off i mundshëm mund të zhvillohet në rast se do të ndërpritet sezoni ende pa nisur ose pas një jave të luajtur. Nëse bllokimi përfundimtar do të vinte vetëm në rast se do të ishin luajtur të paktën dy javë dhe atëherë në skenë do të hynte algoritmi për përcaktimin e titullit. Sa i takon futbollit të femrave, është vendosur mbyllja e sezonit.

Propozimi i Ligës kishte shumë pak shanse për të kaluar duke qenë se FIGC kishte të gjithë anëtarët e tjerë me vete (Ligën B, Ligën Pro, Diletantët, arbitrat, trajnerët dhe gjyqtarët) me 18 vota në favor dhe vetë 3 kundër (Dal Pino, Marota dhe Lotito për Ligën e Serie A).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb