Prej 21 ditësh mijëra qytetarë janë derdhur në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ditën e sotme gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së, kreu i qeverisë sulmoi protestuesit, por në veçanti analistin Fatos Lubonja.
I ftuar në News 24, Lubonja deklaroi se protestuesit në shesh e dinë se kush është përgjegjësi dhe se Rama duhet të japë llogari për pastrimin e parave të pista të krimit të organizuar.
Lubonja deklaroi se protestuesit kërkojnë një Shqipëri tjetër ku të dorëhiqet Rama, Kuvendi të shuqizojë ligjet dhe po ashtu të marrë fund dhënia e copave të tokës në këmbim të sundimit.
Për pjesën e algoritmeve që shkaktuan debat, Lubonja tha se kontrollohen nga Edi Rama. Ndërsa sa u përket të pakënaqurve brenda PS, ai tha se thjesht i kanë kërkuar Ramës të dëgjojë protestën, por nuk janë dëgjuar në ndonjë retorikë.
“Rama duhet të japë llogari për pastrimin e parave të pista të krimit të organizuar.
Njerëzit e dinë kush është përgjegjesi, i kërkon dorëheqjen Ramës, anulimin e të gjitha ligjeve nga Kuvendi, kërkojnë një Shqipëri tjetër, ku dhënia e copave të tokës për të sunduar të marrë fund.
Çështja pastaj është sa forcë kanë ata, sa i dëgjon Rama, sa forcë kanë ata që i rrinë në krah.
Ata që ka në krah janë ndoshta të shantazhueshëm.
Protestuesit janë shumë të qartë, ky është konflikt real, ndërsa ai do ta bëjë sikur është konflikt mes të vetëve dhe algoritmeve.
Në një mënyrë a në një mënyrë tjetër kanë kërkuar të dëgjohet protesta, por s’kan ndonjë retorikë
Rama ka qenë kontrolluesi i algoritmeve. Rama ka kontrolluar mediat si askush më parë kurrë”, tha Lubonja.
