TIRANE

Ditën e sotme, drejtuesit artistik dhe organizatorët e edicionit të 70-të të festivalit të ‘Sanremo-s” në Itali u zbuluan të ftuarit special, skenografinë, si dhe emrat prestigjioz që do t’i bashkohen madhështisë së këtij kompeticioni artistik.

Mes tyre, e konfirmuar zyrtarisht përmes Amadeus dhe konferencës për shtyp është edhe prezantuesja Alketa Vejsiu. Lajmi zyrtar po qarkullon në të gjitha mediat italiane. Portalet i kanë bërë jehonë pranisë së prezantueses nga Shqipëria në skenën e madhe të këtij festivali.

Ajo do të ngjitet në skenën e teatrit “Ariston” në krahë të Amadues dhe Georgina Rodriguez, bashkëshortes së yllit të futbollit Cristiano Ronaldo. Mes 10 grave të famshme nga e gjithë bota, Alketa Vejsiu do të jetë një prej tyre si e ftuar në natën e tretë të Sanremos.

Georgina Rodriguez, Rula Jebreal, Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D’Aquino, Laura Chimenti, modelja Francesca Sofia Novello (e fejuara e Valentino Rossit), Sabrina Salerno, Monica Bellucci dhe Alketa Vejsiu kanë 10 prezantueset e këtij festivali.

Sipas mediave të huaja, po bëhen përpjekje që edhe Meghan Markle të jetë pjesë e magjisë së skenës së Sanremos, ndërsa lajmi pritet të konfirmohet në ditët në vijim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb