Kënga titullohet ‘Allahu Akbar’, ‘Zoti është i madh’ dhe po ngjit shkallët e klasifikimit në shumë vende, në mes tyre Britania e Madhe, Gjermani, Holandë dhe Turqi.

Eshtë një muzikë e dalë 7 muaj më parë, kompozuar nga një muzikant i panjohur, i ashtuquajtur Dj Inappropriate, të cilit i pëlqen të performojë në publik me një maskë në fytyrë.

Fenomeni nuk do të kishte rënë në sy, nëse suksesi nuk do të ishte shumë pranë ngjarjeve të tmerrshme të Parisit, duke ngjallur indinjatë dhe polemikë në rrjetet sociale. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: