Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bën me dije se FA janë të interesuara për profesionistë të rinj të sapodiplomuar dhe i fton ata të aplikojnë.

Xhaçka thotë se aplikimet pranohen deri më 17 korrik dhe ka disa kritere si dhe një formular vetëdeklarimi me të cilin aplikohet për në Forcat e Armatosura.

Të gjithë ata që kanë përfunduar çdo fakultet dhe janë jo më shumë se 26 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë. Përjashtim bën Fakulteti i Mjekësisë dhe pranohen ata që janë jo më shumë se 31 vjeç.

 

NJOFTIMI OLTA XHAÇKËS

Olta Xhacka

Forcat e Armatosura kanë nevojë për profesionistë të rinj! ??

 

✅Ke përfunduar Fakultetin Juridik, të Shkencave Sociale, të Inxhinierisë Elektronike, Ekonomik, të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Inxhinierisë Navale, Inxhinierisë Mekanike, Gjeoinformatikë e Gjeografi apo çdo fakultet tjetër dhe je jo më shumë se 26 vjeç?

 

✅Ke përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe je jo më shumë se 31 vjeç?

 

Forcat e Armatosura janë një alternativë e jashtëzakonshme për çdo të sapodiplomuar.?‍??‍?

Plot 60 të rinj që kanë një diplomë bachelor, do mund të titullohen oficerë dhe të kenë një karrierë të sigurt në Forcat e Armatosura pas përfundimit të kursit 1-vjeçar.

 

Në linkun më poshtë gjeni gjithë informacionin dhe kriteret e nevojshme:

?https://bit.ly/2Ys2b3x

 

?Kujdes, aplikimet pranohen deri më datë 17 korrik 2020!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb