Ata janë një çift që frymëzojnë si me mënyrën që i qasen jetës ashtu edhe me zgjedhjet e tyre të stilit. Cifti ka bërë paraqitjen e re publike në premierën e filmit të shumëpritur të George Clooney ‘Ticket to Paradise’. Amal Clooney këtë herë investoi në një opsion më boho, një fustan Alexander McQueen me stampa të kuqe me dekolte të hapur, të cilin e kombinoi me aksesorë delikate, taka të larta nudo dhe një çantë metalike.

Në këtë event, dyshja u takua me bashkë-yllin dhe shoqen më të mirë të George Clooney, Julia Roberts dhe bënë shaka për skenën e puthjes që ishte kthyer plot 80 herë. “Po, i thashë gruas sime se u deshën 80 përsëritje. Reagimi i saj ishte, çfarë dreqin?”, tha Clooney për New York Times. “79 herët e para qeshëm dhe deri në herën e 80-të arritëm të putheshim”, shtoi Julia Roberts.

  • foto galeri
  • foto galeri

George Clooney dhe Julia Roberts janë miq që nga viti 2001 nëe xhirimet e “Ocean’s Eleven”. Për filmin e tyre të ri rolet janë shkruar “qartë për ne” nga Ol Parker, siç shpjegoi aktori.

Clooney shtoi se “Unë nuk kisha bërë një komedi romantike që nga ‘One Fine Day’ – nuk kam pasur aq shumë sukses sa Julia në atë fushë – por lexova skenarin dhe mendova, mirë, nëse Jules është brenda, patjetër dhe unë do të jem.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: