Ministria Franceze e Punës kundërshtoi kërkesën e kompanisë Amazon për të futur personelin në një regjim të financuar nga qeveria për një periudhë të shkurtër kohe.

Amazon mbylli depot e saj franceze muajin e kaluar pasi një gjykatë kufizoi produktet që mund të transportonte kompania derisa të përmirësonte kushtet shëndetësore dhe të sigurisë duke marrë parasysh pandeminë Covid-19.

Ministria tha që kërkesa u hodh poshtë sepse depot u mbyllën pas një urdhri gjyqësor, ndërsa puna afatshkurtër kishte për qëllim të ndihmojë kompaninë të përballet me humbjen e biznesit.

Amazon tha se do të takojë përfaqësuesit e stafit dhe do të propozojë që depot e kompanisë të mbeten të mbyllura deri në 8 maj ndërsa vazhdon të vlerësojë vendimin e gjykatës, ndërkohë që stafi do të marrë pagë të plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb