Ambasada e Holandës ka reaguar lidhur me konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në një reagim në Facebook, ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, gjatë Konferencës Ndërqeveritare që zhvillohet sot në Bruksel mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e tij, diplomati holandez theksoi se arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Themeloret” përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Ai përgëzoi qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës publike dhe sistemit të drejtësisë për kontributin dhe angazhimin e tyre në këtë proces.

“Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Holanda mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, deklaroi ambasadori Vos.

Sipas tij, forcimi i shtetit ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe garantimi i një demokracie pluraliste mbeten në themel të vlerave evropiane dhe ndikojnë drejtpërdrejt në ritmin e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb