Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” i Librazhdit.

Këshilli i Bashkisë së Librazhdit me unanimitet të plotë të të gjitha partive politike ia dha zyrtarit amerikan këtë titull.

Motivacioni ishte “Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit. Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.

Kohë më parë ambasadori Donald Lu takoi familjen e myftiut Ylli Gurra në Dragostunjë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb