Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, reagon pas vendimit të Presidentt amerikan, Joe Biden, për ta vënë zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA.

Kryediplomatja amerikane thekson se qeveria amerikane do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar dhe organizatave kriminale.

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, shkruan Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb