Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave.

Ambasada informon se në takim u diskutua për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, përparimin në fushat e demokracisë, mbrojtjes e biznesit.

Znj.Kim i përgëzoi anëtarët për punën filantropie dhe i nxiti të vijojnë kontributet për forcimin e Shqipërisë.

 

STATUSI NGA AMBASADA E SHBA

Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb