TIRANË

Gjatë ditës së henë në Spitalin Amerikan u organizua një takim 2 palësh midis, Ambasadores e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim dhe Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.

Gjatë vizitës të zhvilluar nga Spitalin Amerikan 3, Dr. Klodian Allajbeu shoqëroi ambasadoren Yuri Kim në hapësirat spitalore, duke i bërë një prezantim të ambientëve dhe kompanisë dhe më pas u organizua një takim i shkurtër me mjekë dhe staf mjekësor.

Gjatë takimit me mjekët Ambasadorja Kim foli për rëndësinë dhe impaktin që kanë patur mjekët dhe stafi mjekësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe i falenderoi ata për punën e tyre të përkushtuar jo vetëm tani, por çdo ditë.

Qëllimi i vizitës së Ambasadores në vendin tonë Yuri Kim ishte për të biseduar dhe parë nga afër mbarëvajtjen e Spitalit Amerikan, si një biznes me investime nga Fondi Amerikan.

Pas investimit të Spitali Amerikan, qëndron SEEF II dhe investime nga investitorë të huaj duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Agjencisë së investimeve të qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation) si edhe të EBRD  Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim

Spitali Amerikan është pionier i sistemit të kujdesit shëndetësor privat në vend. Me më shumë se 2.700 punonjës të kujdesit shëndetësor professional, tani është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Spitali Amerikan ka lehtësuar jetën e qytetarëve  dhe ka sjellë në vend ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb