Spitali Amerikan është prej vitesh vendi ku qytetarët mund të marrin kujdesin shëndetësor më maksimal.

Me një infrastrukturë bashkëkohore, pajisjet e teknologjisë së fundit dhe një staf i përkushtuar, Spitali Amerikan oforn shërbime të shumta për pacientët.

Në më shumë se 200 raste të transplaniti të veshkës, mjekët tregojnë se nuk ka pasur asnjë rast të mospranimit të organit.

“Spitali Amerikan prej vitesh është lider sidomos në kirurgjinë e veshkave dhe transplantin e veshkës. Janë raste të kryera me sukses, nuk ka mortalitet”, tregon Lindita Shosha, kryemjeke në Spitalin Amerikan.

Në raste kur transplanti nuk është i mundur për arsye mjekësore, Spitali Amerikan ofron shërbimin e dializës.

Ky shërbim ofrohet në katër qendra në Tiranë dhe tre të tjera në rrethe, teksa pacientët janë të mundësuar edhe me konsulta me mjekët apo shërbime të tjera që u nevojiten.

Ndërkohë, Qendra e Syrit në Spitalin Amerikan, më e mira në rajon, ofron risi dhe teknologji më të fundit e ndër të tjera edhe trasnplantin e kornesë.

Aparaturat e reja kanë bërë të mundur që shumë shërbime që dikur mund të merreshin vetëm jashtë vendit, të ofrohen edhe në Shqipëri, në Spitalin Amerikan, teksa bëhet fjalë për sektorë si imazheria apo sëmundjet kancerogjene.

Ndër të tjera, Spitali Amerikan ka mundësuar një ëndërr për shumë persona që nuk kishin mundur të bëheshin prindër, teksa një 56-vjeccare është bërë nënë për herë të parë falë këtyre shërbimeve.

Por jo vetëm aparaturat e teknologjitë kanë rëndësi. Spitali Amerikan organizon konferenca të ndryshme, kombëtare e rajonale, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të personelit mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb