Ato ecin të dyja dorë për dorë dhe nuk e fshehin marrëdhënien e tyre. Amber Heard dhe Bianca Butti janë fotografuar të dyja së bashku, teksa i qeshnin paparacëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ish bashkëshortja e Johnny Depp, pas fundit të lidhjes me aktorin e ‘Piratit të Karaibeve’, duket se ka gjetur dashurinë dhe lumturinë.

Binaca, 38 vjeç punon në Hollywood si drejtore fotografie. Në Woman’s March të Los Angeles, ku Amber ishte një nga relatoret, pak ditë më parë dy femrat kanë ‘zyrtarizuar’ lidhjen e tyre duke u shfaqur së bashku pa u fshehur më dhe duke u fotografuar nga reporterët në rrugë.

Amber Heard gjithmonë ka deklaruar se është biseksuale dhe përpara Depp ka pasur një lidhje dashurie 4 vjeçare me fotografen Tasya van Ree.

Bianca Butti lufton prej 2015 me një tumor në gjoks, që pas një viti terapi i është kthyer jetës normale vitin e shkuar, siç ajo vetë ka njoftuar në rrjetet sociale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: