Amber Heard nuk e ka pëlqyer aspak intervistën e dhënë nga Johnny Depp për ‘Gq’, në të cilën ai mohonte se kishte qenë një burrë i dhunshëm.

Artistja ka sulmuar si ish bashkëshortin e saj edhe revistën në një komunikatë të dhënë nga zëdhënësi i saj dhe e publikuar në mediat angleze: ”Është e turpshme që revista nuk ka folur me dëshmitarët për dhunën përpara se të publikonte artikullin. Ky është një abuzim i vazhdueshëm psikologjik në lidhje me zonjushën Heard”.

Pas divorcit raportet mes të dyve kanë mbetur gjithmonë të tensionuara dhe deklarata e Depp duket se i ka hedhur benzinë zjarrit. ’Nëse Gq do të kishte verifikuar pretendimet e zotit Depp përpara publikimit të artikullit, do ta kishte kuptuar menjëherë që ato që ai thotë s’janë të vërteta.

Zoti Depp po vazhdon pa turp të abuzojë psikologjikisht me zonjushën Heard, që ka vendosur të hedhë pas krahëve atë pjesë të dhimbshme të jetës së saj. Do të mjaftonte vetëm për ti hedhur një sy provave për të arritur në konkluzione’, thuhet në komunikatë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb