KATANIA– Një punonjës i një ambulance në Itali ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vrasjen e tre pacientëve në Katania. Mediat italiane shkruajnë se Davide Garofalo dyshohet se ka vrarë disa të moshuar vetëm e vetëm që të përfitonte para nga një agjenci funerale, të cilën ua sugjeronte më pas familjarëve të viktimave.

‘Tgcom’ shkruan se 42-vjeçari dyshohet se u ka injektuar ajër në venat të paktën 3 personave, të cilët i transportonte nga spitali për në shtëpi me autoambulancë. Këto burime shkruajnë se për raste të tilla ai përfitonte nga agjencia 300 euro.

Davide Garofalo
Davide Garofalo

Skandali i rëndë u zbulua falë informacioneve që tha një ish-pjesëtar i mafias siçiliane, ku ky i fundit sinjalizoi policinë e Katanias si dhe një emision televiziv investigativ. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se kjo skemë makrabre ndaj pacienteve mund të jetë përdorur që nga vitit 2012, ndërkohë që 12 raste po hetohen. Tashmë punonjësi i ambulancës ndodhet pas hekurave, nën akuzën e ‘vrasjeve me dashje’.
C_2_fotogallery_3084815_2_image
C_2_fotogallery_3084815_3_image

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb