TIRANË- Deputeti i PS Erion Brace prezantoi sot në Kuvend amendametin e tij për projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga pijet energjike. Në amendament deputeti Brace propozon ndalimin e konsumimit te pijeve energjike dhe atyre me sheqer të shtuar te fëmijët nën 18 vjeç.

Ndërsa renditi rreziqet që sjellin për fëmijët konsumi i pijeve të tilla, Brace u shpreh se nisma e propozuar prej tij është e thjeshtë, e qartë dhe dhe sanksionon mbrojtjen e interesit publik.

“Besoj se hedhim një hap përpara për të mbrojtur një fashë të rëndësishme të shoqërisë nga disa produkte që shkatërrojnë shëndetin e tyre. Por, kjo ndikon edhe në rritjen e ekonomisë familjare duke bllokuar blerjen e tyre. Nisma është tërësore. Mbi të gjitha kjo është një nismë e shëndetshme. Ndëshkim për të gjithë madhorët, që u ofrojnë fëmijëve pijeve energjike marrë nga dyqanet. Kufizimet vijojnë me ata që i tregojnë brenda klubeve apo koktejle, të ndaluara për fëmijët.” – u shpreh Brace.

Nismën e kanë përshëndetur edhe deputetë të tjerë brenda Partisë Socialiste.

Deputetët Vasilika Hysi dhe Elisa Spiropali  theksuan në senacë se ky miratim i amendamentit do të ndihmojë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të miturve nga tregtimi i këtyre pijeve.

“Sot është një seancë nga më të dobishmet pasi do të votohen dy projektligje të rëndësishme. Konsumi i përditshmen nuk ka ngjyrë partiake. Opozita mos të helmojë mendjen e shqiptarëve. Mbrojtja e të miturve nga pijet e energjike dhe me sheqer të shtuar është jetike. Do të doja që opozita të na bashkohej sot në Kuvend.  Sot i drejtohem strukturave shtetërore, të cilat kontrollojnë cilësinë ushqimore. Menjëherë të nisin masat, jo vetëm në gjobat, por edhe me fushatat ndërgjegjësuese. Thirrje të gjitha familjarëve të kontrollojnë fëmijët e tyre, sepse situata nuk zgjidhet thjesht  me ndryshimet ligjore”, tha Vasilika Hysi.

“Sot diskutohen dy nisma të rëndësishme. Do doja qe opozita të ishte sot këtu. Fatkeqësisht opozita e vendit ka dalë  nga republika dhe ka dalë në mbrojtje të veseve. Bërtasin për lirinë e fjalës, ata që me lirinë nuk dinë se ç’bëjnë.” -tha mes tjerash, deputetja Elisa Spiropali.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb