Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “FrontLine” në News24, foli ndër të tjera për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, si dhe për ligjin që qeveria do të miratojë, që lidhet me amnistinë fiskale.

Sako tha se qeveria në vend që të ndihmojë qytetarët dhe familjet në nevojë, shpenzon para në instalacione. Sipas ekspertit, më parë çdo vit indeksoheshin pagat, por pas marrjes së pushtetit nga Edi Rama, kjo nuk ndodh më.

“Ky bën instalacion, 150 mijë të pamundurve u jep 3 mln euro, ku është logjika në këtë pikë? Janë të gjitha në një moment të papërshtatshëm për investime të tilla. Janë rritur kosotot, rriten çmimet, misioni jot si qeveri është të kujdeset që kur mua të ndodhë diçka e keqe të më gjesh zgjidhje, kjo të më dëmtosh akoma më tepër”, tha Sako.

I pyetur se si e sheh ligjin për amnistinë fiskale, Sako tha se ka dyshimet e veta për këtë, dhe thotë se mendon se bëhet për paratë që janë futur tashmë kontrabandë në vend, por edhe për ato që do të futen. Por ai thotë se nuk mendon se do të arrijë që ta realizojë, pasi beson se nuk do t’i ketë votat në Kuvend.

“Problemi më i madh që nuk përmendet është që do vijë më një ngarkesë të madhe buxhetore, do paguaj shteti shumë. Nëse ne miratojmë një ligj, që ata qytetarë që kanë arritur t’i shpëtojnë gjykimit të ligjit dhe kanë kryer amnisti sot u falet krimi, dhe ai mund të pastrojë i qetë paratë që ka bërë si pasojë e evazionit fiskal. Nëse ligji është i barabartë për të gjithë, nëse do ia falësh Marselës, atëherë do kthesh paratë e Panos që ka bërë burg dhe ia ke konfiskuar. Çdokush mund të shkojë në Strasburg dhe të thotë që më është vënë gjobë ose kam bërë burg për evazion fiskal, dhe këto para duhet të m’i kthejë mbrapsht.

Qeveria do thotë hajde këtu, këto që i ke vjedhur s’ka problem futi në bankë. Unë nuk besoj se kjo po bëhet për para emigrantësh, por ato që kanë arritur në një fare formë, si ato në ToyotaYaris, tani do futen apo janë futur ilegalisht dhe më pas do kanalizohen për pastrim. Besoj se bëhet fjalë për para që janë futur në vend, por dhe që do futen.

Interesi? Kemi zgjedhje, është betejë, sepse në vitin e 10 të qeverisjes, të duhen të tilla shpikje për të mbajtur pushtetin, pra kjo bëhet siç u bë OFL, çfarë bëri? Amnistoi ata që i mori në pyetje, sa kohë nuk i procedoi, dmth i ka amnistuar. Kjo po ndodh tani por në shkallë industriale.

Nuk e besoj se do i sigurojë votat, por Rama do bëjë maksimumin, por nuk besoj se do e arrijë.  Se ti i thua atij që paguan taksat, ‘ti je budalla’ sepse ti ke paguar taksa unë s’paguaj, dhe i kam ato para”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: