Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën në zgjedhjet e 11 majit, Jozefina Topalli, tha në një intervistë për emisionin “Open” në News24 se roli i shqiptarëve jashtë vendit është vendimtar në ndryshimin politik që synon opozita.

“Diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë rotacionin politik në vend,” u shpreh Topalli, duke theksuar se nëse Shqipëria do të kishte një sistem tjetër zgjedhor, votat e diasporës do të përktheheshin në rreth 25 mandate parlamentare.

Ajo shtoi se edhe pse sistemi aktual e kufizon këtë ndikim në mënyrë të konsiderueshme, diaspora mbetet faktor kyç në disa qarqe elektorale, ku balancat janë të ngushta dhe çdo votë ka peshë të madhe.

Topalli e krahasoi situatën me rastin e Kosovës, ku – sipas saj – votat e diasporës kanë qenë shpesh përcaktuese për formimin e qeverisë: “E njëjta vlen edhe për Shqipërinë. Diaspora është e vetëdijshme për këtë rol.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb