Analisti Roland Lami tha në emisionin “Real Story”, në News24, se Shtete e Bashkuara të Amerikës po minojnë influencën ruse në Shqipëri me anë të Reformës në Drejtësi.

“SHBA ka gjetur një mënyrë për të minuar influencën ruse në Shqipëri, Reformën në Drejtësi”, u shpreh Lami.

Më tej, analisti foli dhe ndikimin rus, turk e kinez në rajon, duke thënë se influenca kineze nuk është në nivele shqetësuese në vendin tonë.

“Liderët e BE kanë theksuar influencën ruse, turke e kineze në rajon. Nisur nga këto deklarata ne nuk e marrim shumë seriozisht deklaratën e Rusisë. Në nivel mikro, Shqipëria nuk ka të dhëna për filo-rusë. Por, ka një doktrinë ruse, ku aty ku nuk ka prezencë, luhet me tezën e destabilizimit dhe përpiqet të luajë te elita e korruptuar për destabilizim, këtu ja ka arritur. Ka një shqetësim real.

805 milionë euro ka borxh sot Mali i Zi ndaj Kinës, një shumë marramendëse është mbi portin e Pireut në Greqi, ne nuk e kemi këtë prezencë kineze. Nuk është në nivele shqetësuese influenca kineze te ne. Ne kemi prezencë të shtuar të Turqisë, që është nga pikëpamja kulturore, fetare”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb