Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj përmes një analize satirike ka përshkruar zhvillimet e sotme në Kuvend, ku u mbajt mocioni për debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen ‘McGonigal’.

Gjekmarkaj ironizon kryeministrin dhe ministrat, duke iu vendosur disa epitete.

ANALIZA
Kronika e Luftës që përfundon me dolli.

Hatri i Zotit! Qametin deshët, qameti erdhi. Lum kush del gjallë e të rrëfeje. Thasët me rërë të sjellë në shpinë ndanin qartë llogoret. Doktori dhe Babo erdhën pothuaj në të njëjtën orë. Heshtje, suspancë.
Boria e revolucionit u vërtit disa herë neper salle duke dhënë udhëzimet e fundit para se ferri të hapte derën.
Kryezevendes Lideri, i cili në çdo rast del mbi rrethanat për habinë time të madhe ndonëse e kam lënduar me premtoi se shpejti do me ftojë për kafe.

Tezja e rrufiste tashmë të ftohur një sahat rresht me nikoqirllek e përkorje.
Me gëzoi kjo ftesë në këto ditë të turbullta. Babo erdhi u ul ! Ç’të shihte, banaku i qeverisë bosh, ministrushet ishin në akçihane. Sapo erdhën Babo vari buzët dhe i qortoi “po pini kafe e?!” ! Ato ulën kokën në faj teksa Elisa e ngriti me krenari e pa tunduar nga xhezveja paçka që buzët i përzhiteshin.
Teta Gertës ju skuqen pak mollëzat si Krifcës syzet e së cilës ishin në sintoni me mendimet hermetike të Blendi Çuçit.

Delina gjithsesi qeshte. Ulsiu sa e mori vesh që Babo po heq vërejte, qau mirë e mirë në korridor dhe si gur varri u zatet mbi karrige. I vdekuri nuk vritet për së dyti. Kësisoj shpëtoi.
Niko që, leu buzët e thara nga tufan i betejave me një labelo dy a tre herë. Më pas u ngrys aq sa hargalisje e një javë me parë dukej e fshirë nga kujtesa.

Margeriti përtonte të qeshte po kaq edhe te merzitej. Përtesa po e lodhte dhe ndërdyzej në ngjyrat e blusë e pavendosur nëse, ke duhej të përbuzte sot. Flutura Açka ndihej mirë se grumbulloi shumë personazhe.
Olta u shfaq e ngrysur, nostalgjia për Blinkenin me atë foton dorë mbi dorë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit e bënte melankolike. Orë e çast habitej sesi motrani e shoqeni në sallë se uronin.
Braçja llafosej gjithë kohës me veten, herë me zë larte herë të ulet, herë qeshte e herë ngrysej që t’i binte në sy Babos. Zhgënjimin më të madh e pësoi Çyrbja ai që sot skërmiste dhembet sa herë opozita fliste, duke mërmëritur “he pis milet, po e lodhni, po e plakni mor ju plaçin sytë! E kishte ndarë mendjen të binte shahit. Por ngjau e pabëra kur foli Doktori duke bashkuar në nje Taon me Damon, Babo befas u ngrit!
Të gjithë prisnim që të ulej pranë Çyrbes për ta frenuar në hatanë që po gatuante. Ai shkoi dhe ul pranë Majkos.
U gëzua krejt nahia. Po nuri që ra mbi Etjen Xhafën dhe Etildën dukej si kurorë mbi koka engjëjsh. Gëzimi ishte me i ndezuar se xhaketa e Etildës vishnje.

Fol Babo gëzohu ata. Qesh Babo qesh ata.
Klosi qeshi po sa për sy e faqe. Babo me pas mori fjalën për 45 minuta dhe na çoi gojën lëng foli për një byrek që kishte gatuar e pjekur në furrë me dru sebashku me Mgonigal qafirin që kaq na ka lënduar e mos bëftë hajër.
Edona dhe Bora na shihnin me keqardhje e moskuptim! Si mund të mos duan Babon të gjithë pyesnin veten dhe habia ju shtohej. Babo foli dhe iku. Iku si iku? Iku ore iku tha Jorida, e cila ishte veshur me të zeza në shenjë dhimbje e zie për deshmorët e kësaj dite. Gaz Bardhi e Braçja hidhnin gjyle në distancë si Muji me Pajin Harambash në epos.
Tao cimbisi Salianjin po është si të prekesh gjarpnin. Do dalë qerratai e kushedi ashtu me mirësinë që nuk i shqitet kushedi çdo llafose.
Elisa na kishte vjedhur ngjyrën e partisë për të lyer xhaketën e saj. Pinte ujë dhe buzëqeshte sapo rreziku kaloi. Pas nja dy orësh edhe Bela mori vendimin për të buzëqeshur. Anila Denaj shikimin e kishte si metaforë të pa mbyllur në një tekst të njohur.
Dash Sula si murg i estetikës gjëmonte me dhimbje për herezitë që dëgjonte. Shpirti i tij lëngonte nga kjo lakuriqësi e pabukur e fjalës. Bujar Leskaj kishte pamjen e atij që s’ka më moshe të shfaqë kuriozitet për gjera të njohura.

Tani po flet Elisa dhe Blerina merr shënime zemërthyer ndërsa Bela bën muhabet me Oltën dhe Tetën.
Kosta i Gramozit dhe Linditës rri në llozhë si shpata e Demokleut i qete pasi e ka mbushur kuvendin me zahire. Mimi di Puçini po kthehet përsëri në sallë e bindur që kontributi i saj sot është i mjaftueshëm pasi është ndalur në Katedralen e Shë Palit për të thënë 10 ave maria. Ajo ka krehur flokët me shije mbresëlënëse.
Lenini ka thane qe lufta parlamentare ka limitet e veta, prandaj kalohet ne revolucion po i shpjegonte Ina Belindit në këmbë. Damo veshur si levend pas palestre mori fjalën dhe quajti “dordomuze” derra dmth politikanet. Jazek i qofte.

Tao është me etik. Tigrushi erdhi e iku si reja.
Pritem beteje të madhe po Babo iku dhe ne shtiem ne ajër. Gjynah se tani po flet Jorida fjale e se cilës do ja bënte mjekrën si ferrë iriqi. Tani më pas do flasë edhe miku im Kryezevendes Lideri por iku qe te mos përballej me të siç ikin Mbretërit para profetëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb