Carlo Anchelotti në një interviste për “gazeta dello sport” shprehet qartësisht se Real Madrid është skuadra për t’u mundur në “Champions League”. Italiani mendon se “galaktikët” nuk janë në krizë dhe nëqoftëse nuk i ndal Paris SG atëherë do të jenë kandidatët potencial për të ngritur në qiell kupën e tretë radhazi të “Ligës së Kampionëve” dhe të 13 në historinë e tyre.

“Ata kanë reaguar mirë kundër Valencias, unë nuk mendoj se janë në krizë. E vetmja garë që Real Madridi mund të fitojë tani, kjo është Liga e Kampionëve, kështu që do të përqendrohet totalisht në të”, – U shpreh Carlo Anchelotti.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe PSG-së dha mendimin e tij mbi përplasjen e këtyre dy skuadrave: “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për atë që bën Zidane në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk e ndalon Emery me PSG-në, do të jetë shumë e vështirë për t’i ndaluar ata, sepse madrilenasit kanë një lojtar, që kurrë nuk dëshiron të humbasë, si Cristiano Ronaldo. Nga ana tjetër, PSG-ja ka gjithçka për ta fituar Champions-in. Me Neymar dhe Mbappé ka marrë më shumë përvojë dhe më tepër cilësi se edicionin e kaluar. Parizienët janë më të pjekur dhe të rrezikshëm”.

Së fundi, italiani vlerësoi Guardiolën dhe Manchester City, të cilët i sheh si favoritë për të fituar konkurrencën e lartë të klubeve të Europës. “Tani për tani, Manchester City është favorit për Champions-in, është më mirë se Manchester United në pikëpamjen teknike, por futbollit kurrë nuk i dihet”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb