Andli Lila, lojtari polivalent i kombëtares në një intervistë të fundit ka theksuar se pavarësisht çfarë do të ndodhë me të si lojtar, do jetë gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar përfaqësuesen, qoftë si futbollist, qoftë si tifoz.

Ndërsa krisjen e fundit mes një futbolliti dhe trajnerit De Biazi, konkretisht për Xhakën që u largua nga grumbullimi i kombëtares, kavajasi nuk ka pranuar t’a komentojë, por gjithsesi indirekt ka lëshuar një mesazh për mesfushorin e Bazelit.

Për çështjen “Xhaka”
“Nuk më takon të flas për çështjen e Xhakës sepse nuk jam shumë i informuar për situatën. Di të them për veten time që edhe për një sekondë të vetme nëse më jep mundësinë trajneri, unë do jap maksimumin tim, siç jam munduar ta bej gjithmonë. Edhe nëse një ditë nuk do grumbullohem më, dashuria ime për fanellën është e sinqertë do jem pranë kombëtares si tifoz.”

Për rezultatet e fundit negative
“Duhet të kishim rezultate më të mira, por s’kemi pasur edhe fat. Uroj që në ndeshjet në vazhdim të bëjmë punë më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive ashtu siç na ka hije që t’i gëzojmë shqiptarët siç kemi bërë kohët e fundit. Normalisht në futboll jo gjithnjë mund të jesh në majë. I fortë nuk është ai që qëndron vetëm në majë, por ai që kur bie ngrihet prapë. Ne do ngrihemi, unë kam shumë besim dhe shpresoj që Shqipëria të vazhdojë gjithmonë të jetë më e mira”, u shpreh ai për “SuperSport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb