TIRANE – Prezantuesja braziliane, e cila prej disa vitesh shfaqet përkrah Ardit Gjebreas në “Telebingo”, pi hashash! Kjo të paktën sipas një lypësi, i cili e kishte kapur “me presh në duar”, “Çokollatën” e televizionit shqiptar.

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, lypësi tha përpara kamerave se e ka inat Andresën për shkak se ajo konsumon hashash. Madje, për këtë u betua dhe tregoi se si një herë ai e kishte këshilluar brazilianen të mos e pinte cigaren e drogës.

Më pas, sipas lypësit, i cili mbledh lëmoshë rrugëve të Tiranës, kërcimtarja seksi e ka sharë. Natyrisht që reagimi i publikut dhe i vetë drejtuesit të “E diela Shqiptare” ishte mosbesues. Por, pritet që vetë braziliania të japë versionin e saj për akuzat e bëra publikisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: