Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të fermerëve të luleshtrydhes në Kafaraj duke iu bashkuar shqetësimit të tyre. Balla ka shpjeguar se kjo situatë ka ardhur si shkak i deziformimit të disa mediave e portaleve të vendeve fqinje për te prishur imazhin e cilësisë së produkteve shqiptare teksa u ka bërë thirrje kultivuesve që në këtë periudhë të shmangin përdorimin e pesticideve për të patur prodhim tërësisht bio.

Ndërkohë Balla ka injoruar deklaratat e kreut të PL – së Ilir Meta, përsa i përket procesit të anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste që i ka konsideruar si “një milion pemët e pyllit orbital në Tiranë, ku ka thënë se përgjigjen do ta marrë në rezultatet e zgjedhjeve të 2025- ës.

Balla gjithashtu ka hedhur poshtë dhe deklaratat e kreut të demokratëve grekë Loverdhos i cili pas vizitës së Bejlerit në burgun e Fierit u shpreh se në Shqipëri nuk ekziston ligji dhe se vendi ynë nuk ka asnjë shans për tu pjesë e Bashkimit Europian. “Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë në asnjë rast vendimet e gjyqësorit pasi drejtësia e re kërkon mbështetje dhe do ua japim gjithmonë”, – ka thënë ndër të tjera Balla. Këto deklarata Balla i ka bërë pas ceremonisë së rivitalizimit të bustit të futbollistit legjendar fierak Kujtim Majaci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb