Situata në Odesa po precipiton me shpejtësi pasi qyteti në jug të Ukrainës u vu nën sulmin me raketa ruse këtë pasdite. Tri gra dhe një burrë kanë vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në katër, sipas guvernatorit rajonal Oleg Kiper.

Ai tha se 28 persona të tjerë janë lënduar, duke përfshirë dy fëmijë të moshës pesë dhe 16 vjeç. Një grua shtatzënë është lënduar gjithashtu. Katër persona “po luftojnë për jetën e tyre”, tha ai në një postim në Telegram.

Një ndërtesë e madhe që strehon një pjesë të Akademisë së Drejtësisë në Odessa është djegur pas sulmit.  Guvernatori rajonal Oleg Kiper tha se ai ishte në dijeni të 17 personave të plagosur, nga të cilët të paktën dy janë në “gjendje të rëndë”.

Më vete, kryebashkiaku i Odesa-s, Gennadiy Trukhanov tha se të paktën 20 njerëz u plagosën. Shërbimet e urgjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje, tha zoti Kiper. Më herët, ai raportoi se të paktën dy persona ishin vrarë në sulm.

Rajoni i Odesës është shënjestruar vazhdimisht nga Rusia gjatë luftës. Muajin e kaluar, një sulm me raketa balistike ruse në një zonë banimi vrau të paktën 20 persona dhe plagosi më shumë se 70. Nga ky sulm janë shkaktuar dëme në objekte si dhe në infrastrukturën civile. Në video të ndryshme shihet sesi kështjella e “Harry Potter” digjet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb