Dragos Savulescu, bashkëshorti miliarder i modeles shqiptare Angela Martini, u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, duke hapur mjaft probleme për jetën private.
Më pas, Dragos u arrestua nga Policia greke gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, Greqi. Por biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke, pasi u verifikua se çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Tashmë që miliarderi nuk ka më probleme me drejtësinë, Angela Martini vendosi të reagojë për herë të parë publikisht, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
Ish-modelja seksi publikoi për ndjekësit e saj një video, krahas së cilës shkroi:

“Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh që sapo ndodhi, boll me kaq!

Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! P.S meqë ra fjala, jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi!”, shkroi Martini.

“Është koha të tregojmë të vërtetën, pasi kjo histori u bë kaq e madhe dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së pari, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam bashkëshortja e tij, jo e dashura!!!

Së dyti, gjatë qëndrimit në Mykonos, nuk po arratiseshim!! Nuk po fshiheshim nga asgjë dhe nga askush!! Kjo është arsyeja pse erdhëm në Greqi legalisht, me një avion, duke përzierë punën me pushimet, së bashku me një grup miqsh!

Përpara Greqisë, për arsye pune, ne ishim dy javë në Canne për Festivalin e Filmit të Cannes dhe unë postova në Instagram-in tim dhe e tregova se ku ishim!! Mund ta kontrolloni këtë në Instagram-in tim! Përpara Canes, ishim për biznes në Zvicër dhe postuam nga atje, duke përcaktuar edhe vendndodhjen!

Pra, si përfundim, nuk ka asnjë postim të fshehtë apo të bërë gabimisht këtë herë, ashtu si me vendndodhjen në Mykonos, sepse nuk po arratisemi dhe nuk do të arratisemi!!!

Së treti, situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim: Ilegalisht, autoritetet rumune, edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht në qershor nga autoritetet italiane që dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën në konsideratë këtë situatë ligjore dhe përtej ligjit evropian, ata refuzuan të anulonin urdhrin evropian të lëshuar në shkurt të vitit 2019, i cili u zbatua në Itali në 2020-ën!!

Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të shohë urdhrin e drejtësisë italiane!! Që me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plotme abuzime në drejtësinë e tij, ka guximin të mos vërë re një urdhër ligjor nga Italia, vetëm sepse nuk e pëlqen dhe sepse është kundra interesave të tyre abuzive!!!

Dhe në këtë drejtim, gjithçka po e bëjnë vetëm që ta bëjnë jetën tonë më të vështirë! Ligji është shumë i qartë, i aplikuar nga drejtësia italiane dhe komuniteti evropian!!! Plus, ne nuk jemi të vetmit që u përballëm me të tilla situata të vështira të krijuara nga ky vend, ka shumë shembuj të tjerë abuzimi që ata kanë bërë kundër vetë njerëzve të tyre!

Rumania jeton ende në kohën e Ceausescu!!! Edhe pse janë pjesë e komunitetit evropian, ata nuk respektojnë ligjin e tyre dhe aspak ligjet evropiane! Ata kanë bërë gjëra të tilla kundër pothuajse çdo biznesmeni rumun të suksesshëm dhe shumica prej tyre janë në burg! Çdokush që guxoi të punonte shumë, të ishte i zgjuar dhe të bënte para, është sulmuar dhe shkatërruar! Kjo më kujton shumë komunizmin!!!

Si përfundim, kjo është e vetmja arsye pse ne kaluam një situatë të tillë, ishte një abuzim të shtetit rumun, jo një gabim i disa idiotëve që arratisen dhe postojnë në Instagram!!!

Së katërti, bashkëshorti im ishte dënuar abuzivisht në Rumani pa asnjë provë dhe me shumë abuzime në dosje. Një peticion i bërë nga bashkëshorti im është aktualisht duke u gjykuar në Gjykatën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut! Ai kurrë nuk vodhi 114 milion siç ata pretendojnë!!! Kjo është një shpikje e shtypit rumun!… Gjyqtarët rumunë kurrë nuk i kërkuan bashkëshortit tim për të paguar qoftë edhe një cent, sepse nuk kishte dëmtuar asgjë!!!

Nuk kishte bërë asnjë krim, por për arsye politike, ata e transformuan një çështje të thjeshtë në një çështje kriminale! Gjithçka tjetër ka të bëjë me propagandën e shtypit rumun, me lajmet e rreme, thjesht vetëm për të shkatërruar imazhin e dikujt, që ata të mos duken qesharakë që krijuan një dramë të tillë rreth 19 vite më parë, për një abuzim në zyrë që kurrë nuk ndodhi!!

Pra nuk bëmë pushime me para të vjedhura siç lexuam të shokuar në shtyp!!!

Së gjashti, ligji evropian i dha atij mundësinë që ta rishohë dënimin rumun në Itali, sepse është një rezident italian… Siç avokatët tanë na kanë shpjeguar në detaje, sipas ligjit evropian dhe grek, në këtë situatë ai nuk mund të ekstradohet në Rumani. Kjo është arsyeja pse u la i lirë, duke pritur Gjykatën Greke të finalizonte këtë debat. Dhe kjo është arsyeja pse jemi në shtëpi tani!!!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb