Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në pikën kufitare Bërnjak.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit në makinën e tij janë gjetur disa gjëra që nxisin përçarje, e po ashtu edhe një uniformë ushtarake.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi”, ka njoftuar policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb