Britani e Madhe do të kërkojë zyrtarisht organizimin e Kupës së Botës për herë të dytë në historinë e saj, duke synuar të zhvillojë turneun në vitin 2038 apo 2042.
Anglia e organizoi turneun në vitin 1966, kur ishte hera e vetme në të cilën “tre luanët” ngritën lart trofeun. Kryeministri Endi Bërnham e sheh tashmë si prioritet riorganizimin e aktivitetit, pasi e mendon si një rast ideal për të siguruar investime, turizëm dhe rigjenerim në zona të ndryshme përtej Londrës
Sipas mediave britanike, kryeministri u ka komunikuar pjesëtarëve të kabinetit gjatë ditës së sotme se po eksploron mundësitë si të hidhet një kandidaturë e suksesshme për të siguruar një kompeticion të tillë.
Britania e Madhe do të organizojë Europianin e vitit 2028, ndërsa Bërnham raportohet se ka si objektiv edhe të kandidojë për Lojërat Olimpike, të cilat të mund të zhvillohen në pjesën veriore të Anglisë.
