Një anije e vjetër katariane me vela po lundron aktualisht në vendet e rajonit në një turne që quhet “Fatah Al Khair 4”. Deri tani ka vizituar Turqinë dhe Greqinë dhe më 20 gusht 2019 do të mbërrijë në brigjet Shqiptare. Me këtë rast do të zhvillohen shumë aktivitete kulturore të përbashkëta në disa qytete të Shqipërisë deri më datën 26 gusht. Ishte ambasadori i shtetit të Katarit Z. Ali bin Hamad Al-Marri i cili gjatë një interviste për News 24 u shpreh se ky turne detar unik në llojin e tij që do të zgjasë katër muaj gjatë këtij viti, synon të njohë popujt e vendeve ku do të ndalojë anija, me kulturën dhe trashëgiminë e Katarit, si dhe promovimin e Botërorit të Futbollit “Qatar 2022”.

“Në Shqipëri, ndalesa e parë e anijes katariane me vela “Fateh Al Khair” do të jetë Saranda. Anija pritet të mbërrijë në portin e këtij qyteti të bukur shqiptar më 20 gusht në orën 6 pasdite, ku do të qëndrojë dy ditë. Me këtë rast, në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës dhe autoritetet e tjera qendrore dhe vendore, do të organizohet një pritje e madhe në shëtitoren e qytetit. Banorët e Sarandës dhe të pranishmit në këtë pritje do të kenë mundësinë të hyjnë dhe të shohin anijen nga brenda, ku do të njihen me vetë anijen si dhe me kulturën detare të Katarit. Atyre do t’iu dhurohen edhe suvenire që simbolizojnë Botërorin “Qatar 2022”. Krahas kësaj do të zhvillohen disa aktivitete të tjera kulturore argëtuese, prandaj përfitoj nga rasti t’i ftoj qytetarët Sarandës dhe vizitorët e saj ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre në këto aktivitete. Pas Sarandës, anija do të niset për në portin e Durrësit ku do të arrijë më 24 Gusht në orën 6 pasdite. Edhe në këtë qytet të lashtë të historisë dhe kulturës shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës do të organizohet një pritje dhe disa aktivitete interesante me banorët e qytetit dhe vizitorët e plazhit.

Boat Web Thumb Large
Boat Web Thumb Large

Ndërsa më 25 gusht, aktivitetet e lidhura me lundrimin “Fatah Al Khair 4” do të transferohen në Tiranë. Për dy ditë, në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit dhe tek parku i liqenit, do të zhvillohen disa surpriza të këndshme dhe do të organizohen aktiviteteve kulturore dhe sportive në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës” u shpreh ambasadori i Katarit në Shqipëri Z. Ali bin Hamad Al-Marri për News 24. Intervistën e plotë të Ambasadorit i cili fokusohet mes të tjerash edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve, raportet ekonomike, investimet etj do ta ndiqni të plotë në emisionin Diplomaticus këtë të enjte në orën 20:30 në ‘News 24’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: