KOSOVE

Gruaja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 40-të. Mes urimeve të shumtë nuk mungon as ai i bashkëshortit të saj, Ramushit. Anita është befasuar nga bashkëshorti i saj edhe me një buqetë të madhe me lule.

Ka qenë ish-kryeministri që ka postuar foton e veçantë në rrjetet sociale. Në të ata shfaqen shumë të dashuruar ku nuk ka munguar një puthje.

“Anita sot, urime gjithmonë!RH “-shkruan Haradinaj.

Kujtojmë që Anita Muçaj dhe Ramush Haradinaj janë martuar para 16 vitesh, dhe kanë katër fëmijë së bashku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb