Pandemia e Covid-19 ka prekur rëndë jetën e personave me aftësi të kufizuara.

Një anketim i bërë nga “Westminster Foundation for Democracy” në 6 qarqe të vendit, dëshmon se vetëm 2% e kësaj kategorie në Shqipëri nuk ka patur proleme.

Gazetarja Alma Lahe e ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, tregon se dëshmitë nga terreni flasin për një gjendje shumë të vështirë kur një pjesë e mirë e tyre për shkak të pamundësisë për të lëvizur lirshëm, nuk ka marrë dot shërbimet shëndetësore.

Lahe shprehet se janë shënuar raste të shumta ku këta persona kanë kaluar situata ankthi e paniku duke çuar në një izolim të dyfishtë për shkak të frikës nga infektimi me koronavirus.

Anketimi është fokusuar në drejtimin shëndetësor dhe ekonomik, ku jetesa për ta është ndërlikuar pasi ata dhe familjarët kanë humbur punën, po ashtu dhe të ardhurat e pakta kanë ulur nivelin e jetesës.

Lahe ngre shqetësimin se qeveria nuk ka patur një program të posaçëm. Familjet e personave me aftësi të kufizuara janë ndihmuar krysisht nga të afërm apo edhe shoqata humanitare. Lahe sheh si zgjidhje hartimin e një paktete të dedikuar e thekson se në situata pandemie, kjo kategori duhet të jetë e fundit që mund t’i kufizohen të drejtat dhe e para që duhet të ndihmohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: