BELGJIKA

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli lidhur me arritjet e Shqipërisë dhe mënyrën e vlerësimit nga KE kësaj radhe me metodologjinë e re të zgjerimit.

Rama shprehet i bindur se Shqipëria i ka bërë detyrat dhe KE do të ketë një raport pozitiv pasi s’ka si të jetë ndryshe.

Sa i përket nismës së fundit të tij në Shqipëri, dhe pse nuk e përmend me emër, ai pret që Anti- KÇK të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë.

”Unë prezantoj punët, jo lajmet. Sipas këndvështrimit të tyre ato mund të jenë të mira osse të këqija. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. Bëjmë Çfarë bëjmë ne, e bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne , por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb