TIRANË

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli për News24 menjëherë pas vendimit të KAS për t’i anuluar gjobat e vëna nga KQZ.

Në një lidhje telefonike për News24, Veliaj tha se gjobat ishin absurde, pasi nuk mund të ndalohen 60 kryebashkiakë të punojnë.

“Ishte e padrejtë që të ndalohet kryetari i bashkisë. Mesazhi që jep vendimi i sotëm i KAS, në një vend që ka humbur kaq shumë, është se puna duhet të inkurajohet, jo të dekurajohet. Ne nuk mund ta lëmë detyrën, se pastaj të çon në disa ngërçe. Besoj që tani u sqarua përfundimisht, puna do të vazhdojë. Nuk mund t’iu kërkohet 60 kryetarëve të bashkisë në të gjithë Shqipërinë të mos bëjnë asnjë punë. Punët duhen bërë, rindërtimi po ashtu”, tha Veliaj.

I pyetur nëse e inkurajon ky vendim, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se “Nuk e kam ndryshuar unë planin e punës. Nuk ka pasur një ditë që nuk ka pasur një aksion konkret dhe punë konkrete. Qytetarët duan të shohin gjëra konkrete. Kështu që unë edhe sot kam qenë në terren, puna vazhdon. Vendimi i sotëm bën që puna të vazhdojë pa u kompleksuar nga gjoba. Një vendim gjysma gjel, ku ca bëjnë sikur bëjnë fushatë dhe ca të tjerë duhet të bëjnë sikur s’ka punë, ishte absurditet. Secili duhet të bëjë punën e vet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb