4 dhe 5 shtator ishin datat kur gjithë shqiptarët, do të bëheshin ‘bashkë, të gjithë një’ në Zvicër në ‘Alba Festival’. Gjithchka ishte gati, kuruar deri në detaj nga organizatorët, duke marrë në konsideratë edhe situatën me Covid -19, që ka mbërthyer botën.

Skena ku do të ngjitesh me radhë për të performuar kwngwtarwt mw tw njohur ishte e ngritur, ambjentet për të pritur shqiptarët, të cilët prej kohësh, që nga njoftimi i nxjerrë nga produksioni i ‘Alba Festival’, kishin prenotuar biletat, e deri në detajin më të vogël, ishte planifikuar në perfeksion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por një urdhër i lëshuar nga Presidentja e kantonit të Zyrihut, vetëm 48 orë nga mbajtja e koncertit, hodhi gjithcka poshtë. Me një njoftim dërguar organizatorëve, njoftohej anulimi i koncertit, ndërsa shkaku i la ata të habitur: Festivali është shqiptar e situata me pandeminë në Kosovë e Shqipëri nuk është e mirë.

Organizatorët e këtij festivali thonë se ndjehen të diskriminuar nga ky vendim, duke siguruar se për mbajtjen e festivalit ishin marrë të gjitha masat kërkuara nga ky kanton, duke nisur nga certifikata e vaksinimit antiCovid apo testet PCR. E si të mos mjaftonte kjo, organizatorët e “Alba Festival”, thonë se vetëm një ditë pas anulimit të festivalit, në shesh u mbajt ‘Parada e krenarisë’, event i cili grumbullon rreth 30 mijë pjesëmarrës. Sipas tyre, janë më shumë se 50 festivale të tjera që po mbahen në Zvicër, njësoj siç është parashikuar, ndaj edhe organizatorët thonë se ndihen të diskriminuar nga ky vendim.

Mirëpo anulimi i koncertit, pasohet me një dëm të madh ekonomik ndaj Alba Festival, por edhe shqiptarëve të cilët kishin prerë biletat për të qenë të pranishëm në të. Por, ndërsa falenderojnë përzemërsisht të gjithë për përkrahjen e solidaritetin, “Alba Festival” garanton kompensimin e biletave të prenotuara.

“Pa dyshim se partneri jonë i biletave, ‘See Tickets’, do t’i rimbursojë të gjithë ata që blenë biletat për festival në bazë të kushteve të përgjithshme (AGB)” thuhet në njoftim, ku ndër të tjera është ndarë edhe linku përkatës për cdo informacion rreth rimbursimit: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb