Këngëtarja e famshme Katy Perry anuloi të gjitha koncertet në Australi, për shkak se dy pjesëtar të stafit të Universal Music në Woolloomooloo u infektuan nga koronavirus.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo u kthye në SHBA, për të ju bashkuar të fejuarit të saj Orlando Bloom, nga i cili pret një fëmijë. Perry u shfaq në aeroportin e Sidneyt, e veshur e gjitha me gri dhe me një jastëk të bardhë me të cilin mbulonte gojën dhe barkun. Me syze dielli të zeza, ajo ka përshëndetur nga larg fansat e shumtë që e prisnin.

Një fotograf i famshëm, i cili kërkoi të mbetej anonim, tregoi për Daily Mail Australian që Katy qëndroi në hotelin e saj gjatë gjithë ditës së enjte, përpara se të merrte avionin drejt Amerikës.

Ajo postoi një Story në Instagram rreth orës 4 të pasdites ku shkruante ‘WASH’ në një foto me qiell, duke dhënë mesazhin për të larë duart, për shkak të virusit vdekjeprurës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb