Në momentin e fundit këngëtari shumë i dashur për publikun, Justin Bieber ka anuluar dy koncerte të planifikuara në Toronto.

Gjithë fansat e këngëtarit me famë botërore janë tronditur nga motivi i Bieber, i cili ka shpjeguar se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

“Nuk më besohet se po e them këtë, por sëmundja ime është përkeqësuar dhe duhet të anuloj koncertet me urdhër të mjekëve”, ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale.

Ndërkohë, edhe Scotiabank Arena ka informuar fansat në Tëitter se biletat e shitura për dy koncertet e Bieber do të pranohen pasi të ricaktohen datat kur shfaqjet mund të zhvillohen.

Justin Bieber nuk  është prekur nga COVID19 siç ishte dyshuar, por vitin e kaluar u diagnostikua me sëmundjen Lyme, një sëmundje e shkaktuar nga një pickim i rriqrave, i zakonshëm në shumë shtete të SHBA-së, i cili ishte mbivendosur me mononukleozën kronike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb