Sulmuesi Brajan Gruda nuk do të qëndrojë te Leipzig, pasi gjermanët kanë vendosur të mos blejnë kartonin e tij. Sipas gazetarit Florian Plettenberg, ai do të rikthehet te Brighton.
“Brajan Gruda do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë RB Leipzigut të shtunën. Huazimi skadon dhe nuk ka ndonjë opsion blerje”.
“Leipzigu është i lumtur me të, por tani do të rikthehet pas tre golave e tre asistimeve. Një tjetër huazim nuk është opsion për Brightonin, vetëm në rast që është obligim blerje”.
“Për një blerje të perhshme të Brudës, momentalisht nuk ka buxhet te Leipzigu. Mbetet gjithashtu për t’u parë qysh Brightoni do të planifikojë me Grudën”.
🚨🔙 Brajan #Gruda will officially bid farewell to RB Leipzig on Saturday. His loan expires and there is no option to buy.
Leipzig are happy with him, but for now he will return after 3G/3A. Another straight loan is not an option for Brighton – only with an obligation to buy. A… pic.twitter.com/ij3RA7YVmv
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 8, 2026
