Kreu i Partisë Zgjidhja, Koco Kokëdhima ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Në reagimin e tij, Kokëdhima apelon qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë të ngrihen për tu bërë sic shkruan ai ‘heronj të kohës’

“Ne apelojmë: Ngrihuni! Bëhuni heronjtë e kohës tuaj! Mos u dorëzoni! Protestoni! Denonconi! Bashkohuni me studentët! Bashkohuni me lëvizjen e tyre! Antarësohuni në Kryengritjen e Tarifave. Është shumë argëtuese protesta! Ka shumë adrenalinë. Ju brohorisni, tirania dridhet! Ju bashkoheni, tirania lebetitet. Ju godisni dhe do shikoni tiraninë të bjerë! Kërkoni shembjen e kastës drejtuese të horrave dhe kusarëve. Kërkoni reformën e thellë zgjedhore, të drejtën e pamohueshme që ti zgjidhni vetë deputetët dhe përfaqësuesit tuaj, jo ata që ju caktojnē Rama e Basha! Shporini PS-në, PD-në dhe LSI-nē nga protestat tuaja! Mos lejoni t’ju përçajnë. Mbajini larg protestave renegatët dhe provokatorët e paguar nga mafia e partive!Izolojini politikanët e korruptuar, ata që vranë shpresën në vendin tonë. Bëhuni heronjtë e kohës tuaj!” shkruan ndër të tjera Kokëdhima.

Postimi i Plotë:

Ngrihuni! Bëhuni heronjtë e kohës suaj!
Thirrje e Partisë Zgjidhja
Drejtuar qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Qytetarë, jetoni madhërishëm kohën tuaj. Mos rrini të nënështruar, të dëshpëruar dhe duke u qaravitur. Ne na vjedh dhe na sundon oligopoli (marrëveshja) dhe oligarkia kriminale e tri partive të vjetra PS+PD+LSI. E gjithë Shqipëria është pronë dhe plaçkë e tyre tashmë. Populli është i tepërt në këtë shtet, ndihet i zhvatur dhe i zhveshut, pa atdhe, as nuk pyetet, as nuk dëgjohet, as nuk ndihmohet, as nuk mbrohet dhe as nuk përfaqësohet. Liritë republikane kanë vdekur tashmë bashkë me ëndrat dhe aspiratat e viteve 90 për Shqipërinë europiane dhe për demokraci pluraliste. Populli është i tradhëtuar, i shtypur dhe i nëpërkëmbur.
Ne apelojmë: Ngrihuni! Bëhuni heronjtë e kohës tuaj! Mos u dorëzoni! Protestoni! Denonconi! Bashkohuni me studentët! Bashkohuni me lëvizjen e tyre! Antarësohuni në Kryengritjen e Tarifave. Është shumë argëtuese protesta! Ka shumë adrenalinë. Ju brohorisni, tirania dridhet! Ju bashkoheni, tirania lebetitet. Ju godisni dhe do shikoni tiraninë të bjerë! Kërkoni shembjen e kastës drejtuese të horrave dhe kusarëve. Kërkoni reformën e thellë zgjedhore, të drejtën e pamohueshme që ti zgjidhni vetë deputetët dhe përfaqësuesit tuaj, jo ata që ju caktojnē Rama e Basha! Shporini PS-në, PD-në dhe LSI-nē nga protestat tuaja! Mos lejoni t’ju përçajnë. Mbajini larg protestave renegatët dhe provokatorët e paguar nga mafia e partive!Izolojini politikanët e korruptuar, ata që vranë shpresën në vendin tonë. Bëhuni heronjtë e kohës tuaj! Mos i mendoni heronjtë vetëm si Skëndërbeun e Piron, si Mic Sokolin e Ismail Qemalin, as vetëm si Mujo Ulqinakun, Vasil Laçin, e Adem Jasharin. Nuk është nevoja të vdisni që të beheni heronj! Ne jetojmë në epokën e heronjve të jashtzakonshëm që i kemi fare pranë, i shohim dhe i prekim, na frymëzojnë dhe na ndriçojnë në errësirën që ka krijuar elita më kriminale që drejton Shqipërinë prej 28 vitesh. Heronjtë tanë janë studentët e protestës paqësore dhe qytetarët që ju janë bashkuar atyre, janë gazetarët, profesorët dhe intelektualët me integritet. Heroike janë denoncimet e disa mediave dhe programeve televizive që po i heqin gurët e themelit ndërtesës së partitokracisë. Këta po ecin përpara kur shumë të tjerë duket se bëjnë hapa prapa pasi, me sa merret vesh, kanë bërë “pakt me djallin”. Ta kërkojmë heroin tek ÇDO njëri që do që ky vend të bëhet më i mirë, i drejtë, i zhvilluar, i pasur dhe i barabartë për të gjithë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb