Gjykata e Apelit në Shkodër ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish-kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka, i cili raporton se arsyet e rigjykimit të dosjes bëhen për shkelje proceduriale nga Gjykata e Lezhës.

Gjithashtu, në arsyetim thuhet se kjo gjykatë nuk ka formuluar të saktë akuzën, si dhe ka ngritur akuza të pambështetur në prova. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa Gjykata e Lezhës më herët kishte dhënë dënimin me 4 vite burg ndaj tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb