NGA ENRIK MEHMETI*

VLORË- Një nënë nga Lushnja, por që jeton në Itali ka ndihmuar të riun Vlonjat, i cili është i paralizuar prej 4 vitesh. Pas apelit në News24, Emiljano Vrapi është pajisur me një dyshek special që e ndihmon atë të mos i hapen plagë në trup. 27-vjeçari përjetoi edhe një dramë të dytë, pak ditë më parë si pasojë e përmbytjes së banesës, gjë që i rrezikoi jetën.

Familja Kaso nga Lushnja shpreson që, kjo ndihmë t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen të riut vlonjat.

Banesa në të cilën jetonte 27-vjeçari Emiljano Vrapi u përmbyt nga shirat e fundit duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme të saj dhe duke rrezikuar shembjen. I riu apelon që të ndihmohet që të kryejë një vizitë jashtë vendit. Ai është paralizur para 4 vitesh kur pësoi aksident në plazh teksa hidhej nga një lartësi në det duke dëmtuar shtyllën kurrizore, gjë që solli paralizimin e tij, por mjekët shqiptare i kanë dhënë shpresa, por vetëm në saj të mjekimeve të specializuara jashtë vendit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: