Aplikacioni Clubhouse ka hequr sistemin e listës së pritjes, në funksion deri më tani.

Kushdo që dëshironte të provonte bisedat audio të aplikacionit, si në iOS, ashtu edhe në Android, duhej të priste që një përdorues tjetër t’i linte në bisedë, pas shfaqjes së emrit në menunë “Lista e pritjes”.

Gjashtëmbëdhjetë muaj pas debutimit, aplikacioni i bisedave tashmë është i hapur për të gjithë.

Javën e kaluar, Clubhouse shtoi një sistem mesazhesh të drejtpërdrejta dhe vlerësoi se, që nga ai çast, janë dërguar gjithsej 90 milionë mesazhe.

Sipas statistikave të fundit, mesatarisht, përdoruesit kalojnë më shumë se një orë në ditë në platformë, që përfitoi nga lëshimi i saj në Android, pasi arriti njëfarë ngopjeje në iOS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb