Kryeministri Edi Rama ka dhënë një sqarim tjetër sa i përket aplikacionit të leje- daljes duke theksuar se do të përdoret nga e hëna dhe në vijim.

Si duket aplikacioni ka nisur menjëherë përdorimin nga qytetarët duke  njoftuar për daljen nesër e cila është ditë e shtunë. Por duket se kjo masë e re do të hyjë në fuqi prej së hënës pasi e diela njësoj si javën e kaluar do të jetë e mbyllur totalisht 24 orë.

 

STATUSI I EDI RAMËS

? O NJERËZ! APLIKACIONI PUNON DHE LEJA E DALJES DUHET NGA E HËNA, JO NESËR! PRANDAJ ME QETËSI E ME DURIM DHE PAK MË TË VËMENDSHËM KUR LEXONI E DËGJONI NJOFTIMET, SE TË GJITHË TEK E TEK NUK I SQAROJMË DOT!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb