Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje faktit që ky rrjet social përdoret nga terroristët.

“Nuk ka plane për të bllokuar Telegramin në Rusi për momentin”, tha zëdhënësi për kanalin Shot Telegram kur u pyet nëse Rusia planifikonte të bllokonte aplikacionin.

“Por, sigurisht, ne do të prisnim që Pavel Durov t’i kushtonte më shumë vëmendje faktit se ky burim unik dhe fenomenal po bëhet gjithnjë e më shumë një mjet në duart e terroristëve dhe po përdoret për qëllime terroriste”, theksoi Peskov.

Kujtojmë se terroristët e arrestuar për sulmin që tronditi Moskën duke lënë pas mbi 140 të vdekur javën e kaluar, thanë se u kontaktuan pikërisht përmes Telegramit për t’u rekrutuar për aktin e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb