Telefonat inteligjentë, tabletët dhe pjesa më e madhe e pajisjeve të reja sot përdoren për të dërguar mesazhe tekst, për të bërë telefonata, cicëruar, për të pëlqyer një postim në Facebook dhe për të luajtur lojëra të ndryshme. Megjithatë, ka edhe pajisje që përdoren për qëllime më të rëndësishme. Apple Watch , për shembull, është përdorur nga një spital në Londër për të ndihmuar pacientët që vuajnë nga kanceri.

Apple Watch është përdorur në një program pilot për të mbledhur të dhëna gjatë kimioterapisë tek pacientët. Ndërsa një kompani mjekësore britanike, Medopad, ka filluar të krijojë aplikacione që do të ndihmojnë pacientët të regjistrojnë kohën kur duhet të marrin ilaçet.

Ora do të ndihmojë pacientët të monitorojnë simptomat e tyre, gjendjen fizike dhe temperaturën, dhe të dhënat e regjistruara do të dërgohen tek doktorët në kohë reale. Ora inteligjente e Apple-it do të ndihmojë gjithashtu pacientët të zvogëlojnë kostot e shpenzimit gjatë kimioterapisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: