Seria e ardhshme e Apple Watch 8, që do të dalë në shtator, do të ketë gjithashtu një sensor të temperaturës së trupit.

Në vend që të monitorojë vazhdimisht parametrin, ora do të dërgojë njoftime vetëm kur zbulon një rritje të temperaturës, në mënyrë që të paralajmërojë përdoruesin dhe të sugjerojë marrjen e një lexim më të saktë me një termometër tradicional.

Krahas Watch Series 8, gjiganti amerikan duhet të prezantojë edhe modelin ekonomik Apple Watch Se, pa sensorin e temperaturës dhe me një dizajn të ngjashëm me versionet aktuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: