Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi se një rikthim i mundshëm në luftë me Shtetet e Bashkuara do të shoqërohej me “shumë surpriza të tjera” për Uashingtonin.
Në postimin e tij, kreu i diplomacisë iraniane pohoi se forcat e armatosura iraniane kanë demonstruar tashmë aftësitë e tyre, duke iu referuar në mënyrë të veçantë, siç tha ai rrëzimit të një avioni luftarak amerikan F-35.
“Forcat tona të fuqishme të armatosura u konfirmuan si të parat që rrëzuan F-35-in e reklamuar”, tha ai në mënyrë karakteristike.
Araghchi shtoi se Irani ka fituar përvojë dhe njohuri të reja operacionale nga konflikti me SHBA-në dhe Izraelin.
“Me mësimet dhe njohuritë që kemi fituar, një kthim në luftë do të përfshijë shumë më tepër surpriza”, theksoi ai.
Ministri i Jashtëm iranian citoi gjithashtu një raport të kohëve të fundit nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit në SHBA, duke pretenduar se edhe Kongresi i SHBA-së pranon humbje të konsiderueshme të avionëve gjatë konfliktit.
Sipas raportit, vlerësohet se të paktën 42 avionë me krahë të fiksuar ose rrotullues, përfshirë dronë janë shkatërruar ose dëmtuar që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.
