Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani duket se ka një jetë të lumtur familjare. Ditë më parë, ajo festoi datëlindjen e parë të djalit të saj. Në një foto të publikuar nga Arbana, ajo shihet në krah të bashkëshortit të saj ku të dy shihen të lumtur në përqafim të njëri tjetrit.

Vlen të kujtojmë se Osmani është njëra ndër prezantueset më të famshme shqiptare, por shumë rrallë ka zgjedhur të ndajë me publikun foto nga jeta familjare. Për çiftin kjo është ndër fotot e rralla që kanë së bashku. E sa i përket vogëlushit, edhe pse Joni është tashmë 1 vjeç, asnjëherë nuk kemi parë një foto të tij.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: