TIRANE
Pas natës finale të ‘Big Brother’ në disa media online është pretenduar se Donaldi dhe Romeo patën debat me produksionin për çmimin e madh dhe kjo ka bërë që të heqin dorë edhe nga emisioni “Më lër të flas”.

Madje, edhe më shumë këto lajme u nxitën nga fakti që Donaldi nuk ishte pjesë e post Big Brother që është xhiruar dje dhe do të jepet në javën në vijim.

Për të sqaruar si qëndron e vërteta, moderatorja Arbana Osmani ka bërë një reagim në Instagram, vetëm pak minuta më parë, duke theksuar se mes Donaldit dhe produksionit nuk ka asnjë konflikt.

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother Vip, duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë”-shkruan Arbana Osmani

Megjithatë, Arbana nuk ka dhënë një sqarim se pse Donaldi nuk ka qenë pjesë e xhirimeve të post Big Brother.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: