Credins Bank çeli në ambientet e saj ekspozitën më të re artistike nën titullin “Arben Bajo, një yll që nuk shuhet”. Në kuadër të 20 vjetorit të bankës, ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat janë ndërmarrë nga banka në këtë vit special. Klientet e bankes do të ketë mundësinë të njihen me 20 vepra arti, të cilat janë të skalitura me shumë mjeshtëri në materialin bronz.

Artisti i madh i dimensioneve klasike, frymëzimin e gjente shpesh tek mitologjia si dhe antikiteti grek. Punimet e gdhendura janë një reflektim i shpirtit njerëzor. Kafshët apo nudoja, janë gjithashtu një tjetër formë e artit figurativ të shprehura më shumë pasion në shumë vepra të tij. Me një aftësi të thellë përceptimi në çdo detaj, artin e bukur të skulpturës e solli edhe në versionin modern, duke na dhuruar vepra unike. Bajo me artin pamor tridimensional, spikati për talentin e jashtëzakonshëm duke lënë pas vepra madhështore monumentale të realizuara si: shtatorja e At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje etj. Punimet e tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme si dhe janë ekspozuar edhe në disa ekspozita ndërkombëtare.

Adhurimin për të bukurën, skulptori i madh e ka të trashëguar organikisht nga vendi i origjinës, qyteti i bukur i traditës kulturore, Gjirokastër. Studimet i kreu në liceun artistik në qytetin e Fierit dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë (1988-1992). Që në fillimet e tij do të evidentohej për aftësinë e të punuarit me një stil të veçantë, duke u identifikuar ndër vite si mjeshtër i madh në disiplinën e artit figurativ. Bajo gjithashtu do të mbetet edhe profesori i dashur i studentëve, i cili fal pasionit të madh frymëzoi brezat e rinj t’a donin artin e bukur të gdhendjes. Veprat e shumta të lëna pas, janë tashmë një pasuri kombëtare trashëgimore, të cilat e sjellin artistin Bajo më të gjallë se kurrë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: